image Kurti pas kualifikimit të kombëtares: Shqipëria kalon, festë e madhe e cila do të vazhdojë në Euro 2024

Kosovë

Kurti pas kualifikimit të kombëtares: Shqipëria kalon, festë e madhe e cila do të vazhdojë në Euro 2024

news image

Shqipëria ka shkruar historinë për herë të dytë, duke u kualifikuar kështu në Evropianin 2024.

Kuqezinjëve iu ka mjaftuar një barazim për ta siguruar kualifikimin, pasi u ndesh baras me Moldavinë 1-1.

E për këtë arritje ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka uruar për këtë kualifikim.

Postimi i tij:

Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!

/GazetaSinjaliSport/