image Ndarja e 100 eurove në prag të zgjedhjeve, Kurti mohon se janë blerje vote

Politikë

Ndarja e 100 eurove në prag të zgjedhjeve, Kurti mohon se janë blerje vote

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar polemikat që kanë shoqëruar vendimin e Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për qytetarët pak para nisjes së fushatës zgjedhore.

Kjo masë ka ngjallur diskutime të shumta në publik, ndërsa çështja u ngrit edhe gjatë emisionit “Politiko”, ku moderatori Kushtrim Sadiku e pyeti Kurtin nëse një veprim i tillë mund të interpretohet si përpjekje për të ndikuar te votuesit.

Kurti mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se qytetarët e dinë mirë qëllimin e kësaj mbështetjeje financiare dhe nuk e lidhin atë me procesin zgjedhor.

“Unë besoj që qytetarët e Republikës nuk janë të tillë që e shohin këtë si ndikim në procesin zgjedhor. Ata e kuptojnë që kjo lidhet me zotimin tonë për Pakon e Përballjes me Inflacionin 2.0”, tha Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/