Shqipëria ka shkruar historinë për herë të dytë, duke u kualifikuar kështu në Evropianin 2024.
Kuqezinjëve iu ka mjaftuar një barazim për ta siguruar kualifikimin, pasi u ndesh baras me Moldavinë 1-1.
E për këtë arritje ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka uruar për këtë kualifikim.
Postimi i tij:
Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!