image Kurti: Partneriteti me ShBA-në nuk është i varur për një pe, nuk shkëputet lehtë

Politikë

Kurti: Partneriteti me ShBA-në nuk është i varur për një pe, nuk shkëputet lehtë

news image

Kryeministri Albin Kurti, sot në seancën plenare të Kuvendit derisa ka replikuar me deputetët e opozitës për projektin e gazit për Kosovën, ka folur edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se brenda një viti, së paku 52 herë e takon ambasadorin amerikan.

“Së paku një herë në javë e takoj ambasadorin amerikan, nëse viti ka 52 javë, unë e takoj ambasadorin amerikan së paku 52 herë në vit, rregullisht jemi në kontakt për të gjitha temat. Nuk është as aleanca as partneriteti me SHBA-në e as ai i sigurisë kombëtare e as ai ekonomik e zhvillimor i varur për një pe, nuk qëndron partneriteti dhe aleanca jonë në pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt prandaj unë ju lus të gjithëve që të keni më shumë besim në aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ky besim i juaji i ndihmon të gjithëve. Por s’mund të lëkundet një aleancë e tillë sepse tash veç është forcuar me qasjen tonë parimore dhe me planet tona afatmesme dhe afatgjata”, tha Kurti.

Kryeministri më tej tha se sipas tij nuk duhet pasur frikë e panik.

“Kur vepron sot për sot pasdite je i trembur, kur nuk ke plane dhe strategji trembesh, sepse je sot për sot pasdite o ta marrim këtë projekt se shkuam poshtë, nuk është ashtu. S’ka vend për frikë dhe panik, prandaj ju lus të gjithëve që jo vetëm të jemi demokratë por edhe racionalë. Unë nuk besoj që kemi rrugë tjetër, është e vërtetë që qeveria është tjetër, por për atë s’kam ç’ju bëjë”, tha ai.

/GazetaSinjali/