Në diskutimin publik për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se paratë e partive politike të cilave nuk ju dihet as burimi as shuma, janë elemente të korrupsionit.
Sipas tij, këto elemente ndikojnë në elektorat dhe në demokraci. Ai ka folur edhe për financimin e partive nga korporatat. Ai thotë, për korporatat paratë për partitë politikë janë investim që pret edhe kthim edhe fitim.
“Duhet ta kuptojmë që paratë në fushata zgjedhore por edhe në partitë politike, ndërmjet fushatave të cilave nuk u dihet burimi e as shuma, paraqesin elemente të korrupsionit dhe ndikojnë edhe në elektorat dhe në demokracinë tonë… Kur një Korporatë i jep miliona për një politikan, nuk i jep ato sepse ka simpati për politikanin ose politikanen, por sepse dëshiron që nesër ai ose ajo, të jetë në pushtet, të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve dhe licencave shtetërore”, tha Kurti
Kurti shpreson se do të ketë konsensus politik ndërpartiak sepse sipas tij, nuk mund të lejohet që rezultatet e zgjedhjeve e më pas edhe qeverisja të përcaktohen nga korporatat.