Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një parashikim për postet që mund të marrin kundër kandidatët e tij, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Për Vjosa Osmanin Kurti tha se do të jetë kryeparlamentare, për Veselin u shpreh se është gabim që një agjent të hyj në politikë, për Haradinajn vlerësoi se më të madhe e ka lakminë sesa zemërimin ndërkaq për Limajn tha se ka provuar ta ideologjizoj mospajtimin personal, por pa sukses.
Kurti është pyetur edhe për besimin në Zot, për çka është përgjigjur:
“Zoti është i fuqishëm edhe për ata që nuk besojnë e lere më për ata që besojnë”
I pyetur se a është figura qëndrore e kombit, Ibrahim Rugova, ai vlerësoi se Rugova është figura qendrore që i parapriu çlirimit të Kosovës.
Ndërsa tri figurat kryesore të kombit, për Kurtin janë: Sami Frashëri, Fan Noli e Ukshin Hoti.
Ai ka dhënë një mendim edhe për “tradhëtarët”. Ka përmendur me emër Rrahman Morinën, ndërsa për të dytin ka thënë se ai është gjallë dhe se beson që dihet kush është.
Sipas Kurtit, shkrimtari më i madh i gjallë është Ismail Kadare./Gazeta Sinjali/