image Kurti paralajmëron reciprocitet radikal me Serbinë: Duhet t'i mbrojmë interesat e shtetit

Kosovë

Konferencë/ Kurti paralajmëron reciprocitet radikal me Serbinë: Duhet t’i mbrojmë interesat e shtetit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të thirrur sot ka paralajmëruar reciprocitet radikal pas heqjes së taksës, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i qeverisë tha se reciprociteti duhej të ishte sikur uji dhe ajri, i natyrshëm, por ka thënë se kur je shumë i shtypur dhe i ndrydhur, atëherë reciprociteti ngjan edhe radikal.

“Reciprociteti është gjëja më normale dhe më e natyrshme njëkohësisht. Por, ne jemi përshtatur më një situatë abnormale, ku reciprociteti duket i pazakonshëm. Reciprociteti duhet të ishte sikur uji dhe ajri ynë, kaq i natyrshëm, por kur je shumë i shtypur, i ndrydhur dhe i shfrytëzuar, i diskriminuar, atëherë reciprociteti ngjan edhe radikal”, tha Kurti.

Kurti ka treguar se në takimin e sotëm që kishte me Odën Ekonomike të Kosovës është njoftuar për  një numër të madh shkeljesh që Serbia ia bën Kosovës përmes tarifës.

“Unë u njoftova nga ODK se ekziston një numër i madh i shkeljeve përmes barrierave jotarifore që ia bën Serbia, Kosovës përkatësisht mallrave të saj. Këto barriera jotarifore më shume janë sporadike sesa sistemike”, thotë Kurti.

Megjithatë, ai tha se taksen nuk do ta vë për inat të Serbisë, por për hir të vetes sonë.

“Nuk e bëjmë për inat të Serbisë, por për hir të vetes tonë dhe kurrë kundër serbëve të Kosovës apo serbëve kudo tjetër, por ne duhet t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Gazeta Sinjali/