image Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, s’do të jeni në listat e ardhshme

Politikë

Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, s’do të jeni në listat e ardhshme

news image

Kryeministri Albin Kurti i ka paralajmëruar deputetët e partisë së tij se mund të mos jenë më as kandidatë për deputetë nga kjo parti, nëse nuk e ndihmojnë Qeverinë.

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV, Kurti iu tha atyre se e kanë mundësinë “të shkëlqejnë”.

“E keni mundësinë të shkëlqeni, mirë nuk është shkëlqyeshëm. Midis jush mund të ketë edhe ministra e zëvendësministra të ardhshëm e njerëz që udhëheqin projekte procese sot, në të ardhmen e ndoshta edhe një ditë kur nuk jam kryeministër. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti e vetëpërmbajtje në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni Qeverinë, gjasat janë që edhe në mesin e deputetëve që kemi sot do të ketë nga ata të cilët nuk do të jenë në lisa herën e ardhshme”, u shpreh kryetari i LVV-së.

/GazetaSinjali/