image Kurti: Pagën minimale do ta bëjmë 264 euro

Politikë

Kurti: Pagën minimale do ta bëjmë 264 euro

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se pagën minimale nga 170 euro sa është tani, tash e një dekadë duan ta bëjnë 264 euro, por për këtë duhet të pajtohen në Këshillin Ekonomiko-Social.

Kurti këto komente i bëri gjatë vizitës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, të cilën e vizitoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

“Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro, por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro. Por, për këtë duhet të merremi vesh në Këshillin Ekonomiko-Social”, u shpreh Kurti, raporton KP.

/GazetaSinjali/