Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës për marrëveshjen e Ohrit. Ai sërish ka thënë se nuk do të këtë Asociacion me kompetenca ekzekutive.
Ai u tha LDK-së e PDK-së se meqë po kritikojnë kaq shumë pse nuk e arritën njohjen reciproke.
“Pika 10 e marrëveshjes baze u referohet atyre marrëveshjes së mëhershme aty e gjeni asociacionin apo Zajednicën e 2013 dhe 2015 që thuhet se janë valide dhe të obligueshme. Asociacioni ose Zajednica askund nuk përmendet në marrëveshje përveç në këtë pikë. 39 marrëveshje janë arritur pse nuk është edhe njohja reciproke, nëse keni qenë më të mirë, më të dijshëm, pse nuk e bëtë, ish-presidenti Donalt Trump tha se duhet njohje pse nuk e bëtë”, ka thënë Kurti.