Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia e ka shkelë pikën 14 të “marrëveshjes për Zajednicën”.
“Nuk është fer që ne ta marrim si obligim thjesht të njëanshëm çfarëdo zbatimi, kur pala tjetër e shkeli”, tha ai.
Në këtë pikë, shefi i Qeverisë i bëri thirrje opozitës për unifikim.
“Nëse ata flasin për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ne duhet më flasim edhe për komunitetet joserbe në Serbi”, tha Kurti, duke e përmendur edhe Luginën e Preshevës.
“Edhe në takime me ndërkombëtarë, edhe në çfarëdo konferencash ku marrim pjesë, të jemi sa më unikë në theksimin e reciprocitetit, se pakica kombëtare nuk ka veç në Kosovë”, tha kryeministri.
Kurti e pati edhe një tjetër këshillë për opozitën.
“Sa herë që thirren në marrëveshjen e parë të vitit 2013, ju lutem përmendeni që e ka shkelë presidenti i Serbisë”, tha ai.