image "Kurti nuk po distancohet nga deklaratat e këshilltarit të tij, po e inkurajon të vazhdojë debatin më gjuhën e Millosheviqit"

Kosovë

Reagim/ “Kurti nuk po distancohet nga deklaratat e këshilltarit të tij, po e inkurajon të vazhdojë debatin më gjuhën e Millosheviqit”

news image

Zyrtari i Partisë Demokratike, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar nga detyra këshilltarin e tij, Shkelzen Gashi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Gjoshi ka theksuar se Kurti nuk po distancohet nga deklarimet e Gashit, teksa shton se po e inkurajon të vazhdojë debatin me gjuhën e Millosheviqit.

“Kryeministri në detyrë, përmes këtij statusi, po tregon se qëndron prapa kësaj makinerie propaganduese që i ushqen me shpifje për të Madhen UÇK. Është pjesë e mendësisë së tyre për të prodhuar dhe shpifur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe atëherë kur duhet të flasin si Sllobodan Millosheviqi, Voisllav Shesheli, Aleksander Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Marko Guuriqi, e të tjerë politikanë e kriminelë serbë”, ka shkruar ai.

Në shkrimin e tij Betim Gjoshi, thekson se Albin Kurti po gënjen sepse atij i pëlqejnë deklarimet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=154790209397882&set=a.123691022507801&type=3&theater