image Kurti: Nuk pata trusni për heqjen e tarifës, por për heqjen e reciprocitetit

Kosovë

Politikë/ Kurti: Nuk pata trusni për heqjen e tarifës, por për heqjen e reciprocitetit

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën plenare ku do të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë që ai udhëheqë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti me këtë rast, tha nuk ka pasur trusni për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe, por për heqjen e reciprocitetit që u planifikua ta zëvendësonte tarifën.

Madje, sipas kryeministrit që nga momenti që është vendosur tarifa kanë filluar negociatat e fshehta me Serbinë, të cilat u “kurorëzuan” me ofertë ndaj tij për heqjen e reciprocitetit

“Prej që u vendos tarifa, nuk ka më dialog me Serbinë, por ka negociata të fshehta. Ato nuk janë ndërprerë asnjëherë derisa janë kurorëzuar me një lloj ujdie për të cilën ka qenë oferta për mua, hiqe tarifën 100% ama pa reciprocitet edhe eja ulë në tavolinën ku janë dy presidentët me pazarin e tyre tashmë të dakorduar. Pra nuk është qëllimi të hiqet tarifa 100%, qëllimi është të hiqet reciprociteti. Pra e gjithë trusnia që bëhet mbi mua, mbi kabinetin tim, mbi shtetin e Kosovë, mbi popullin e Kosovës nuk është të hiqet tarifa, por reciprociteti 100%. A e dini pse kërkohet të hiqet reciprociteti, sepse Serbia historikisht e pranon lirinë e shqiptarëve, e pranon edhe pavarësinë, por kurrë nuk e pranon barazinë”, ka thënë Kurti para deputetëve./Gazeta Sinjali/