image Kurti: Nuk mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Politikë

Kurti: Nuk mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

Në një fjalë rasti, Kurti ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore.

“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”.

“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”.

/GazetaSinjali/