Kryeministri Albin Kurti, derisa ka folur për rritjen e pagës minimale, ka deklaruar se lista e tyre fituese nuk ka garuar me sloganin “rritje e pagave dhe drejtësi”, por “punësim dhe drejtësi”.
“Theksi i Qeverise tonë është tek rritja e punësimit, para se të jetë tek rritja e pagave”, ka thënë Kurti.
Ai tutje shtoi se pagat duhet të rriten dhe do të rriten sipas tij.