image Kurti: Nuk do të ishim në krizë energjetike, nëse nuk do të ndodhte privatizimi në 2013-ën

Politikë

Kurti: Nuk do të ishim në krizë energjetike, nëse nuk do të ndodhte privatizimi në 2013-ën

news image

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në të cilën po debatohet për shtrenjtimin e rrymës, seancë kjo e thirrur nga opozita, raporton Gazeta Sinjali.

Para deputetëve, është duke folur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili sërish ka fajësuar qeveritë e kaluara për gjendjen e tanishme me energjinë.

Sipas tij, nuk do të kishte krizë energjetike, nëse në vitin 2013 nuk do të privatizohej sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike në Kosovë – KEDS-it.

“Nuk do të ndodheshim në këtë situatë, nëse nuk do të kishim një monopol privat në këtë fushë”, tha ai, duke shtuar se shitja u bë “më lirë se badihava”./GazetaSinjali/