image Kurti nuk do që të quhet dorëheqje largimi i Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit

Kosovë

Konferenca/ Kurti nuk do që të quhet dorëheqje largimi i Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit

news image

Në konferencën e sotme të mbajtur në mëngjes, pas arritjes së marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, por do të kalojë në ekzekutiv.

I pyetur nga gazetarët se kush do të jetë në pozitën e kryetarit të Kuvendit pas dorëheqjes së Glauk Konjufcës, Kurti është shprehur se ai nuk do të jap dorëheqje por do të kalojë në ekzekutiv.

“Nuk do të jap dorëheqje kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ai do të vijë në ekzekutiv’’, është shprehur Kurit.

Në seancën e cila do të mbahet nesër në orën 11:00 për votimin e qeverisë, do të votohet edhe për dorëheqjen e Glauk Konjufcës, që do të bëhet me 61 vota pro nga deputetët e kuvendit.

Ende nuk është bërë e ditur saktësisht se kush do të jetë kryetar i ri i Kuvendit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kjo do të vendoset në Këshillin e Përgjithshëm të partisë. /Gazeta Sinjali/