image Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Politikë

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me disa anëtarë të Parlamentit Evropian tha se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Temë diskutimi në këtë takim ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës./GazetaSinjali/