Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Paris të Francës.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi.
“Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes atje”, ka thënë Kelmendi.
Njoftimi i dalë nga Pallati Elize, konfirmon se në forumin që do të mbahet të enjten dhe të premten do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, përfshirë 30 liderë vendesh.
“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, tha presidenca franceze të hënën.
Sipas njoftimit të Elizesë, disa prej liderëve do të marrin pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare për Libinë që mbahet të premten në Paris.
Ky forum është iniciuar tri vjet më parë nga presidenti Emmanuel Macron.