Në Parkun për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, është inauguruar Rrjeti për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN).
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për shërbimet digjitale që Kosova aktualisht i ofron për qytetarët e vendit.
Kryeministri Kurti përmendi të gjitha shërbimet elektronike që ofrohen për mes platformës E-Kosova.
Kurti duke thënë se Kosova është kampione për shtrirje të internetit, tha se rrjeti KREN është kontribues kyç për zbatimin e politikave për kërkim dhe hulumtim.
Sipas tij, KREN do të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë dhe një përfitues, përdorues i KREN-it.