image Kurti nga Parisi shkon në Spanjë, do të marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Politikë

Kurti nga Parisi shkon në Spanjë, do të marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

news image

Foto ilustruese


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023, njoftojnë nga kryeministria.

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, bëhet e ditur se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

/GazetaSinjali/