image Kurti nga Mynihu: Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore të zgjuara për krijimin e vendeve të reja të punës

Politikë

Kurti nga Mynihu: Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore të zgjuara për krijimin e vendeve të reja të punës

news image

Kryeministri Albin Kurti udhëtoi mbrëmë për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet atje.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.

Kreu i ekzekutivit tani ka njoftuar se në Mynih ka takuar presidenten e “The EBRD” – Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso.

Në një status në Twitter, Kurti ka shkruar se Kosova po ndërmerr një seri investimesh të zgjuara që do të krijojnë vende të reja pune.

“Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore të zgjuara dhe të synuara që do të krijojnë vende të reja pune dhe do të shtyjnë rritjen tonë ekonomike. Në ditën time të parë @MunSecConf u takova me Presidenten e @BERZH @OdileRenaud për ta falënderuar për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe për të bërë plane për bashkëpunim në të ardhmen.”

/GazetaSinjali/