image Kurti nga Estonia: Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota

Politikë

Kurti nga Estonia: Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka dhënë një intervistë për mediumin estonez “Delfi”, ku ka folur për dialogun me Serbinë, teksa u shpreh se këtij shteti “duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota”.

Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e trazuar pas ngjarjeve në veri të vendit dhe thotë se s’ka ndonjë afrim në raportet me Serbinë, derisa thotë se Beogradi me Moskën janë në raporte tepër miqësore.

Numri një i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë se Serbia e inatosur nga pavarësia e Kosovës, s’po i lejon serbët që të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe po qëndron si një mur në rrugën drejt BE-së.

 “Beogradi, i indinjuar nga pavarësia e Kosovës, nuk i lejon serbët të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe qëndron si mur në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti për “Delfi”.

/GazetaSinjali/