Nesër në orën 10:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me kryetarët e komunave, MAPL-në dhe ministritë tjera të linjës.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i MAPL-së, takimi do të mbahet nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe Kryetarët e Komunave. Takimi do të mbahet ditën e Hënë, me datë 02.10.2023, duke filluar nga ora 10:00 tek Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38”, thuhet në njoftimin..