Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai sot është pritur në takim nga presidenti Alain Berset.
Kurit në profilin e tij në platformën „X“, ka njoftuar për diskutimet që kanë zhvilluar me kreun e shtetit zviceran.
Ai ka ndarë edhe një frazë që i është thënë nga Berset, se Zvicra dhe Kosova janë “shtete fqinje”, jo gjeografikisht por në aspektin social e njerëzor.
“Ne diskutuam mbështetjen për zhvillimin tonë ekonomik, qëndrueshmërinë, paqeruajtjen ushtarake dhe tregtinë e ardhshme. Siç tha Presidenti Berset, “Ne jemi fqinjë, jo gjeografikisht, por në një nivel shoqëror dhe njerëzor”, shkruar Kurti.
A great pleasure to meet w/ Swiss Confederation President @alain_berset. We discussed the support for our economic development, sustainability, military peacekeeping & future trade. As President Berset said, "We are neighbors, not geographically, but on a social & human level." pic.twitter.com/BZXUp9mLZn
— Albin Kurti (@albinkurti) September 22, 2023