image Kurti në Vjenë: Radoiçiqi dhe grupi i tij të ekstradohet në Kosovë

Politikë

Kurti në Vjenë: Radoiçiqi dhe grupi i tij të ekstradohet në Kosovë

news image

Për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur në Vjenë, atje ku është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik. Atje Kurti kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për ekstradimin e kriminelit, Milan Radoiçiq dhe grupit të tij nga Serbia në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në intervistën e dhënë për media në Vjenë, Kurti foli edhe për armatimin e rëndë të konfiskuar nga operacioni i Policisë së Kosovës si dhe planin e planifikuar të palës serbe për të vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile, dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/