Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, shkruan Gazeta Sinjali.
Ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kamotshëm i kryeministrit Kurti.
Kryeministria ka njoftuar se në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.
“Kryeministri Kurti e njoftoi z.Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë. Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/