image Kurti në takim me FMN-në: Qeveria synon ta eliminojë pabarazinë në paga

Kosovë

Politikë/ Kurti në takim me FMN-në: Qeveria synon ta eliminojë pabarazinë në paga

news image

Kryeministri Kurti e ka shpalosur synimin e tij për eliminimin e pabarazisë në paga, gjatë takimit të së martes me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që është duke qëndruar në Kosovë.

Në takimin, e mbajtur ne zyren e kryeministrisë, Albin Kurti është takuar me delegacionin e FMN-së, i prirë nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, bëhet e ditur nga njoftimi për medie.

“Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror”, shkruan në njoftim.

Gjatë takimit, delegacioni ka shprehur interesim rreth ligjit për pagat.

“Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”. /Gazeta Sinjali/