image Kurti në Paris: Jemi të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë

Politikë

Kurti në Paris: Jemi të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë

news image

Foto ilustruese


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ka zhvilluar biseda me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë.

Mbështetja për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u diskutua me Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit.

“Situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ishte në qendër të bisedës me ish-nën sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guéhenno. Duke diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe çështje tjera aktuale, kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit në kuadër të Forumit të Paqes në Paris të Francës, me temë “Krizat gjeopolitike dhe rruga drejt paqes së qëndrueshme”.

/GazetaSinjali/