image Kurti: Ne nuk suspendojmë gjyqtarë, ndoshta në Serbi këtë e bën presidenti

Politikë

Kurti: Ne nuk suspendojmë gjyqtarë, ndoshta në Serbi këtë e bën presidenti

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngrirjes së pozitave të zyrtarëve dhe gjyqtarëve serbë në institucionet e Kosovës

Ai tha se as nuk është kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, teksa shtoi se gjyqësori në vend është i pavarur nga qeveria.

“Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo nuk ndodh në Kosovë e as me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht të lidhur me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

Më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se të gjithë serbët që janë në institucione lokale e qendrore do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa në punë të kthehet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

/GazetaSinjali/