image Kurti: Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi

Politikë

Kurti: Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi

news image

Në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së me rastin e epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë “se vendi ynë nuk ka trima pushtimi, por dëshmor çlirimi”.

Në fjalimin e tij Kurti ka folur për kontributin e UÇK-së në çlirimin e vendit ku ka thënë se “Nuk duhet të ndërtojmë paqe të korruptuar”

Ai ka thënë se ne synuam integritet territorial për hir të paqes, aktualiteti dëshmoi se ne kishim të drejtë.

Gjithashtu, Kurti u deklarua edhe një herë për situatën në Ukrainë ku ka thënë se “nëse Ukraina nuk do të rezistonte, edhe uniteti evropian nuk do të ishte i mundur”.

Tutje ai theksoi se “Urojmë që Ukraina të mos jetë as Bosnje dhe as Kosovë, të mos ketë spastrim etnik, as masakra, as dhunim”.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.

/Gazeta Sinjali/