Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po qëndron sot në vizitë zyrtare në Lezhë, për nderë të 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke iu referuar Besëlidhjes, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe ta zëvendësojë krizën me bashkim.
“Duhet ta ndjekim pishtarin që është bartur gjatë historisë nga brezi në brez, në mënyrë që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet dhe t’i nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm. Në këtë mënyrë, krizën e përgjithshme që e ka pllakosur, ta zëvendësojë me çlirim, me bashkim, me zhvillim e përparim të gjithanshëm”, tha ai para mediave në Shqipëri./Gazeta Sinjali/