image Kurti: Ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati

Politikë

Kurti: Ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e Etem Arifit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i VV-së, Kurti, tha se Gjykata ka folur dhe po presin vendimin përfundimtar.

“Gjykata ka folur dhe ndërsa ne po presim vendimin përfundimtar, ne nuk duhet të vonohemi në shpalljen e zgjedhjeve të reja për të rivendosur legjitimitetin në qeveri”, shkroi ai.

Po ashtu, Kurti u shpreh se ka shumë punë për të bërë, por është gati.

“Nga menaxhimi i pandemisë në rindërtimin e ekonomisë sonë dhe reformimin e sistemit tonë të drejtësisë, ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/