image Kurti në Greqi takon Xhaferoviqin: E ardhmja jonë kërcënohet nga ata që anojnë me Kremlinin, pritet rritje e bashkëpunimit

Politikë

Kurti në Greqi takon Xhaferoviqin: E ardhmja jonë kërcënohet nga ata që anojnë me Kremlinin, pritet rritje e bashkëpunimit

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik “Delphi” në Greqi, është takuar me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kurti ka thënë se Bosnja e Hercegovina dhe Kosova ndajnë një të kaluar të dhimbshme të shkaktuar nga i njëjti aktor që anon me Kremlinin, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se me Xhaferoviq kanë folur për rritjen e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ndajnjë një të kaluar të dhimbshme të shkaktuar nga i njëjti aktor që anon me Kremlini dhe këcënon të ardhmen tonë. Populli ynë dëshiron paqe, prosperitet, liri të lëvizjes dhe aftësi për të studiuar dhe punuar së bashku. Unë fola me Shefik Xhaferoviq, anëtar i Presidencës për rritjen e bashkëpunimit tonë”, shkroi Kurti në Twitter.

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik “Delphi”.

Qeveria ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij atje do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Forumi i parë ekonomik “Delphi” u iniciua nën kujdesin e presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi. Që atëherë forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare.

Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të mediave zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit.

/GazetaSinjali/