image Kurti në Greqi, merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI

Politikë

Kurti në Greqi, merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të tjerë.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

/GazetaSinjali/