image Kurti në Gjakovë e prezanton buxhetin për vitin 2023

Politikë

Kurti në Gjakovë e prezanton buxhetin për vitin 2023

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka prezantuar buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës.

Kurti tha se buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Gjakovës është 31.5 milionë euro, në të cilën 36% janë të ndara për investime kapitale.

Duke folur për ndarjen e buxhetit, ai tha se projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë me 11 milionë. Ndërsa 2.5 milionë euro janë ndarë për arsim, derisa shtoi se një milion euro janë ndarë për sport e kulturë.

“Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milion euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023”, tha Kurti.

Në këtë aktivitet kryeministri është i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Takimet me qytetarë për prezantimin e buxhetit për vitin 2023, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa ka vazhduar në Prishtinë, Mitrovicë dhe sot në Gjakovë. Buxhetin e ka prezantuar edhe në Pejë dhe Ferizaj.

/GazetaSinjali/