image Kurti në Ditën e Vajzave dhe Grave në Shkencë: Duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor

Arsim

Kurti në Ditën e Vajzave dhe Grave në Shkencë: Duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri”, ku takoi edhe Klubin e Kodimit të kësaj shkolle.

Kurti gjatë kësaj vizite tha se për Qeverinë është i rëndësishëm arsimi cilësor, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe qasja e barabartë në mundësitë për zhvillim.

Këto komente Kurti i bëri në Ditën Ndërkombëtare e Vajzave dhe Grave në Shkencë.

“Së bashku, do të punojmë për të avancuar vajzat dhe gratë në shkencë, teknologji dhe inovacion, për arritjen e barazisë gjinore”.

Ai bëri të ditur se nëpërmjet “Sfidës së Shkencës”, do të synohet qysh herët tek nxënësit e nivelit parauniversitar të frymëzohet me ndërveprim me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve e shkollave.

“Me Rrjetin e Grave në STEM do të ofrojmë ombrellë afatgjatë të organizimit dhe forcimit të grave dhe vajzave në këto fusha shkencore. E përtej shënimit simbolik të 11 shkurtit, nga viti i ardhshëm do të organizojmë konferencën vjetore për gratë në shkencë, për të promovuar arritjet shkencore të grave dhe vajzave.

Kurti u bëri thirrje vajzave që do të nisin studimet sivjet, që t’i konsiderojnë studimet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës – STEM.

Për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë, këtë vit akademik, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 1365 bursa, në vlerë 1.000 euro për vajzat në STEM.

/GazetaSinjali/