image Kurti në BIK: Ishte kënaqësi që takova myftiun Tërnava pas dy vjetëve për shkak të pandemisë

Sociale

Kurti në BIK: Ishte kënaqësi që takova myftiun Tërnava pas dy vjetëve për shkak të pandemisë

news image

Kryeministri Albin Kurti me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai atje, shprehu kënaqësi që u rikthye pas dy vjetësh pasi pandemia e COVID-19 i pamundësoi vizitat.

Urime Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë dhe më gjerë. Ishte kënaqësi që takova myftiun Tërnava pas dy vjetëve në selinë e BIK-ut meqenëse për shkak të pandemisë ishte e pamundur vizita në festat e mëhershme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi e sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit të kenë paqe, gëzim, mirëqenie e lumturi”, tha Kurti.

Kurti tutje ka falënderuar myftiun Tërnava për rolin në shoqëri dhe vend.

Falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë e për popullin, shtetin e kombin. E falënderoi Tërnavën që nëpërmjet BIK-ut po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë”, tha Kurti  

/GazetaSinjali/