image Kurti në Berlin takoi edhe kryeministrin e Spanjës mosnjohëse

Politikë

Kurti në Berlin takoi edhe kryeministrin e Spanjës mosnjohëse

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES) që u mbajt në Berlin të Gjermanisë.

Kurti, mbrëmë përveç takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka shkëmbyer disa fjalë edhe me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez.

I pari i qeverisë kosovare në fotografinë që ka publikuar, shihet i afërt me të.

Spanja siç dihet, është njëra nga pesë shtetet që akoma nuk e ka njohur Kosovën, si shtet.

Teksa siç edhe është raportuar së fundmi, Spanja i është bashkuar Francës, sa i përket procesit të liberalizimit për Kosovën, për ndërlidhjen me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Ky propozim përveç Spanjës dhe Francës, është mbështetur edhe nga; Suedia, Belgjika, dhe Holanda.

/GazetaSinjali/