image Kurti në 23 vjetorin e masakrës së Lybeniqit: Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë

Sociale

Kurti në 23 vjetorin e masakrës së Lybeniqit: Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti ka përkujtuar masakrat në Lybeniq të Pejës dhe në qytetin e Gjakovës  që kishte ndodhur më 1 dhe 2 prill të vitit 1999.

“Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi ‘Çakejt’, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës”, ka thënë ai.

“Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë”, ka shkruar Kurti.

“Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/