image Kurti: Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithmonë falënderues

Politikë

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithmonë falënderues

news image

Kryeministri Albin Kurti, tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Prandaj siç tha ai, për këtë Kosova gjithnjë dhe përgjithmonë është falënderuese dhe mirënjohëse.

Ai më tutje shtoi se përulen para dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës.

“Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskat dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ai.

/GazetaSinjali/