Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi. Kurti foli edhe për konkursin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ai tha se Kosovës i nevojitet një prokurori aktive, e cila lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Na nevojitet një prokurori aktive, që lufton krimin e organizuar, krimet e luftës, korrupsionin, në mënyrë që shteti i Kosovës të bëhet shtet i së drejtës”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se gjashtë prokurorë kanë aplikuar për të zënë vendin e Kryeprokurorit të Shtetit.