image Kurti mohon pretendimet e Vuçiqit për ç'njohjet

Politikë

Kurti mohon pretendimet e Vuçiqit për ç’njohjet

news image

Lidhur me pretendimet e disa ç’njohjeve që presidenti i Serbisë Alekasandar Vuçiq pretendon, i ka mohuar kryeministri Albin Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri tha se sa i përket ç’njohjeve i duken më shumë  si përpjekje të Beogradit që në këtë situatë që ata kanë humbur mbështetjen e demokracive perëndimore të përpiqen të tregohen të sukseshëm me luftën e me agresivitetin e tyre në arenën ndërkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës.

“Deri më sot asnjë prej pretendimeve që kanë thënë në Beograd konkretisht presidenti i Serbisë nuk është vërtetuar nga ministria e Jashtme, shërbimi i jashtëm dhe ambasadorët”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se nuk ekziston asnjë prej pretendimeve që janë thënë.

/GazetaSinjali/