image Kurti merr një telefonatë nga Chollet: Më uroi për marrëveshjen

Politikë

Kurti merr një telefonatë nga Chollet: Më uroi për marrëveshjen

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan Antony Blinken.

Siç ka shkruar Kurti në Twitter, Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.

”Kisha një telefonatë me CounselorDOS. Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe aneksit, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet“, ka shkruar Kurti.

Pikërisht sot Kurti është duke e paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e arritur në Ohër, ndonëse pa nënshkrim.

/GazetaSinjali/