image Kurti: Më shumë ka mundësi që së pari të hyjmë në NATO se sa në BE

Politikë

Kurti: Më shumë ka mundësi që së pari të hyjmë në NATO se sa në BE

news image

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka bërë kërkesë SHBA-ve për ndihë në anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe është shumë e mundshme që për shkak të faktorëve të shumtë, më së pari mund të hyjmë në NATO se sa në BE.

Kurti ka thënë se eknomia ka ecur mirë këtë vit, pasi Kosova ka pas 10.53 përqind rritje të brutoproduktit vendor dhe është më e larta që nga çlirimi i vendit tonë dhe ka pas rritje në të ardhurat tatimore në 34 përqind.

Sipas Kurtit, gjithashtu ka rritje në investimet direkte në 22 përqind dhe rritje të eksportëeve më 18 përqind.

Kryeministrit Kurti në një bashkëbisedim me gazetaren e Politico Europe dhe Agjencisë së Lajmeve ANA, Nektaria Stamouli në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, ka thënë se si në asnjë vit tjetër që nga çlirimi i Kosovës, kanë luftuar korrupsionin, ku rreth 300 zyrtarë publik dhe shtetëror janë arrestuar për korrupsion.

Ai ka thënë se po punojnë për një park për ngrohje me solar me 120 megavat kapacitet, derisa shtoi se kanë shtoi se është rritur buxheti për mbrojtje.

“Duam të hymë në NATO dhe BE por ka gjasë, është shumë e mundshme që për shkak të faktorëve të shumtë, më së pari mund të hyjmë në NATO se sa në BE. I kemi bërë kërkesë SHBA-ve për të na ndihmuar në kuptimin e anëtarësimit në NATO, kemi marrë përgjigje dhe jemi në bashkëpunim të afërt dhe po bëjmë një lloj tranzicionimi të ushtrisë sonë. Po e rrisim me 52 përqind buxhetin e mbrojtjes dhe e shohim Amerikën si aleatë i pashmangshëm në përforcimin dhe mbrojtjen e sigurisë sonë por edhe në hapat tanë drejt anëtarësimit në NATO dhe besoj që me invadimin rus në ukrahinë, përspektiva dhe shpejtësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO janë rritur ”, tha ai.

/GazetaSinjali/