Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë disa komente të ulëta ndaj krerëve të PDK-së e LDK-së për kritikat e tyre.
Ai ka thënë se këta dy deputete po ia kujtojnë aktivistët e pakënaqur të Vetëvendosjes.
“Deputeti i Abdixhiku dhe deputeti Krasniqi po flasin si të ishin aktivistët e dorëhequr të Vetëvendosjes. S’di po m’kujtohet deklarata e Skënder Hysenit që thoshte se Abdixhiku është Vetëvendosja brenda LDK-së,” – tha z. Kurti gjatë fjalës së tij.
“Ju jeni PDK e LDK,” – u shpreh ai.
“Parulla “Jo Negociata, Vetëvendosje!” ka ndodh në vitin 2005 kur po vonohej pavarësia. Në qershor të vitit 2010 e kemi bërë kompromisin e madh. Kompromisi i dytë që e kemi bërë është më 10 shtator 2014 kur e kemi pranu VLAN-in, kur kemi thënë jemi për dialog në parim por jo për dialog pa parime,” – vazhdoi tutje kryeministri i Kosovës.
“Po të shiheshe para pasqyrës, a do ta puthje a do ta pështyje? Kolegët nga Vetëvendosje që e njohin po më thonë se e dinë çka do të bënte deputeti Abdixhiku,”