image Kurti me një video të pazakontë nga vetura, ka një thirrje

Politikë

Kurti me një video të pazakontë nga vetura, ka një thirrje

news image

Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po shkonte në mbledhje të Qeverisë, përmes së cilës ftonte qytetarët që ta përcjellin.

Këtë video jo të zakonshme e bëri meqë sot Qeveria e tij e mban mbledhjen e 100-të.

“Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, ka thënë Kurti.

Ai njoftoi se pas mbledhjes do të ketë edhe konferencë për medie ku para gazetarëve do të dalin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu ministës i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Mbledhja do të fillojë në ora 10:00.

Në kuadër të rendit të ditës si pikë e parë është: Aprovimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkriptave nga mbledhjet 92 dhe 94 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 93 dhe 95 elektronike/ korrespoduese të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (MD).

Rendi i ditës në vazhdim:

Shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr. 08/L-032 të Procedurës Penale (MD)

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nënshkrim të Protokollit mbi administrimin e fondeve të destinuara, në qëllim të zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Projektit Madhor në Albanologji-Enciklopedia Shqiptare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (ZKM)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për themelimin e entitetit për menaxhimin e Aktivitetit shumëfunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), siç është përcaktuar në Marrëveshjen Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjen për Implementimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (ZKM)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për përmbushjen e parakushteve që rrjedhin nga Marrëveshja Kompakt e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshja dhe Marrëveshja për Implementimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (ZKM)

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore, për arsye të shembjes së rrugës Nacionale N22,3 tek vendi i quajtur “Kërshi i Kajushës” (MFPT)

Shqyrtimi i Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiar (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Raportit vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2021 (MMPHI)

Shqyrtimi i Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028 (MBPZhR)

Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e masës 3.2, Mbështetja për Pensionistët dhe Familjet me Asistencë (MFPT).

Të ndryshme.

/GazetaSinjali/