image Kurti me mirënjohje të madhe për Martin Berishajn, e falënderon përzemërsisht ambasadorin nën hetim

Politikë

Kurti me mirënjohje të madhe për Martin Berishajn, e falënderon përzemërsisht ambasadorin nën hetim

news image

Kryeministri Albin Kurti u angazhua fort që t’i dalë në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili po hetohet nga Prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë.

Martin Berishaj, ish-anëtar i Kryesisë së LVV-së, u falënderua përzemërsisht nga Kurti mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Kurti kujtoi se si Berishaj, i përmendur në një skandal financiar në Slloveni, “u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t´iu përkushtuar detyrës së re” të ambasadorit.

“Këto edhe punë të tjera, të cilat i kemi prezantuar e vazhdojmë t´i prezantojmë në qeveri, janë meritë edhe e angazhimit dhe e kontributit të kryesisë së kaluar të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti, duke kujtuar se “një pjesë e asaj kryesie sot janë në pozita të rëndësishme shtetërore”.

Duke përmendur edhe persona të tjerë që nga Kryesia e LVV-së dolën dhe morën pozita të rëndësishme në shtet, Kurti i falënderoi ata përzemërsisht.

“Të gjithë këta i falënderoj, secilin me gjithë zemër, me mirënjohje shumë të madhe për punën që e kanë bërë. Jam i sigurt se e kanë bërë këtë punë jo për mua, po as për veten e tyre. E kanë bërë me idealin më të lartë kombëtar e shoqëror, dhe vlerësoj se kanë bërë punë shumë të mirë”, tha kryetari i LVV-së.

/GazetaSinjali/