image Kurti mbrëmë e publikoi kërcënimin, sot thotë që nuk beson se e kanë pasë me të

Kosovë

Politikë/ Kurti mbrëmë e publikoi kërcënimin, sot thotë që nuk beson se e kanë pasë me të

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është kërcënuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Mirëpo, Kurti, sot nga Mitrovica, tha se ata që e kanë kërcënuar nuk mund ta kenë pasë me të, por me “dikë tjetër”

“Nuk frikësohem, jam në punë dhe në detyrë përditë. Ata që më kanë kërcënuar s’mund ta kenë pasë me mua por me dikë tjetër. Për gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj atë, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë”.

Kjo, pasi sipas tij kërcënimet nuk funksionojnë tek ai. Sipas tij ky kërcënimi është për Gjykatën Kushtetuese sepse, thotë ai, “duket që është në panik presidenti të cilit po i humbet rasti”.

“Dekretet e presidentit nuk mund të shndërrohen në shkrim të Kushtetutës. Nëse Kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, nuk mund të flasë presidenti për këtë gjë”, është shprehur Kurti./Gazeta Sinjali/