image Qeveria nesër mban mbledhje, shqyrtohen masat antiCOVID - Sinjali

Qeveria nesër mban mbledhje, shqyrtohen masat antiCOVID

news image

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbahet mbledhja e 73-të, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend të ditës pritet të rishqyrtohen 23 pika, ku njëra ndër to është edhe ajo e shqyrtimi i Propozim-vendimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptimi nga mbledhja e 67-të e Qeverisë.

Lidhur me shqyrtimin e masave ndaj COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Sinjalin kanë konfirmuar se sa i përket hyrjeve në territorin e Kosovës me masat e 1 marsit 2022 mund të hyjnë pa vaksinë, vetëm me test PCR të kryer në 48 orë e fundit.

“Mekanizmat kundër COVID-19 do t’i shqyrtojnë masat në fuqi të cilat janë vendosur në fillim të marsit dhe do të japin propozimet e tyre për më tej“, thuhet në përgjigjen e tyre.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin